
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Reforma në Drejtësi Ministri Ulsi Manja leksion të hapur në Universitetin Mesdhetar
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, mbajti sot në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, një leksion të hapur me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane. “Drejtësia në optikën e reformës aktuale dhe luftës kundër korrupsionit”, ishte tema e këtij leksioni. “Tashmë jemi në fazën e dytë të zbatimit të kësaj reforme që është konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri,spese janë institucione të reja, një pjesë të krijuara rishtazi, por nëse do të me duhet ti rikthehem fazës së parë të zbatimit të reformës dhe cila ishte risia më e madhe që ajo solli, do të veçoja vettingunsi shtyllën kryesore të reformës”, u shpreh ndër të tjera Ministri i Drejtësisë, duke theksuar se ky process nuk është vetë reforma, ajo është shumë më shumë se kaq. Ministri i Drejtësisë veçoi se një tjetër risi e reformës është edukimi ligjor. “Ne për shkak të reformës në drejtësi, kemi parashikuar një strategji të edukimit ligjor e cila është në fazat e para, pasi për ne nuk mjafton vetëm të kemi një arkitekturë të re të sistemit të drejtësisë, por duhet që edhe edukimi ligjor të jetë në nivele të larta”, theksoi Ministri Manja, gjatë leksionit të hapur.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim