Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Z. Ilirian Celibashi leksion të hapur në UMSH

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi mbajti dje një leksion të hapur me stafin akademik dhe studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Komisioneri shpjegoi përgjegjësitë e KQZ-së, për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve,sfidat si dhe reformën zgjedhore në kuadër të përmirësimit të këtij procesi. “Vende të ndryshme e kanë të organizuar ndryshe systemin zgjedhor, por ajo ccka e dallon një vend demokratik nga një vend jo demokratik është procesi zgjedhor ku zgjedhjet duhet të jenë të lira , të drejta dhe transparence. Kështu flasim për një process zgjedhor demokratik dhe të përgjegjshëm në raport me votuesit. Besoj që Shqipëria, përtej problematikave që ka si demokraci e re, përfaqëson një vend demokratik, duke zhvilluar zgjedhje të lira”, u shpreh Celibashi. Për sa i përket reformës zgjedhore, KQZ ka bërë një sëre propozimesh duke iu përmbajtur edhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe ka shprehur gadishmërinë për të dhënë kontributin e tij për realizimin e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim