Home > Të reja > Njoftime

Hapen aplikimet për diplomat e dyfishta

Studentët e regjistruar në programin MScAB me profile, qe jane të interesuar, mund të ndjekin studimet duke perfituar diplomë të dyfishtë, në profilin Marketing, Shitje, Komunikim nga UMSH dhe në Marketing & Quality nga Universiteti i Tuscias, Itali. 


Në thellim të procesit të ndërkombëtarizimit, UMSH ofron regjistrimin në programin me diplome të dyfishtë Master i Shkencave në Administrim Biznesi (me profil Marketing, Shitje, Komunikim). Hartuar në bashkëpunim me Universitetin e Tuscias Viterbo, Itali (The University of Tuscia- UNITUS) ky program i pajis studentët me dy diploma të njohura në dy universitete. Të diplomuarit në këtë program do të jene plotesisht te barabarte në aspektin e njohurive dhe mundësive me studentët italianë dhe europianë.
Me mbështetjen e projekteve Erasmus+, studentët shqiptarë dhe italianë, që do të regjistrohen në këtë program, do të zhvillojnë disa lëndë të këtij programi dhe do të mbrojnë diplomën në gjuhën angleze përpara një komisioni të përbashkët italo-shqiptar, në Tiranë dhe Viterbo, Romë.
Avantazhet për të gjithë ju studentë që do të ndiqni këtë program:
✓ Merrni dy tituj, në Itali dhe në Shqipëri, duke ndjekur vetëm një program studimi dy-vjecar;
✓ Shumëfishoni mundësitë tuaja për tu punësuar në tregun europian mbi bazën e një
diplome të dyfishtë;
✓ Stimuloni një karriere ndërkombëtare dhe përmirësoni zotërimin e gjuhës angleze dhe të
gjuhës së vendit pritës;
✓ Shmangni procedurat burokratike për të vërtetuar diplomën në një vend të huaj.
✓ Zbuloni kultura të reja, jetoni një përvojë unike dhe përqafoni këndvështrime të ndryshme
dhe origjinale;
✓ Zhvilloni aftësitë profesionale më të kërkuara nga kompanitë, si zgjidhja e problemeve,
puna në grup, fleksibiliteti, lehtësia e përshtatjes, kurioziteti, ndjeshmëria, aftësitë
organizative;
✓ Zgjeroni rrjetin tuaj të kontakteve dhe zhvilloni marrëdhënie dhe miqësi ndërkombëtare.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim