
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022
Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë pret Ambasadorin e Austrisë
Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik. Prof. Dr Anastas Angjeli, priti sot në një takim Ambasadorin e Austirsë në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij Dr. Christian Steiner. Në këtë takim, ku morën pjesë edhe drejtues të tjerë të UMSH-së, Angjeli e informoi ambasadorin mbi ecurinë e procesit të ndërkombëtarizimit të Universitetit Mesdhetar, ku u fol në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit që ky Universitet ka me dhjetra Universitete partnere në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor. Akademik Angjeli, theksoi gjithashtu rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke nënvizuar se UMSH është në komunikim të vazhdueshëm për të zgjeruar marrëveshjet e tij në fushën e edukimit edhe në Austri, një shtet mik që ka mbështetur gjithnjë Shqipërinë dhe po vijon ta mbështesë edhe në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Ambasadori Steiner shprehu falenderime për ftesën nga Universiteti Mesdhetar dhe kënaqësinë e tij për të qenë sa më shumë në kontakt me studentët . Në vijim ai mbajti për ta edhe një leksion të hapur me temë “Roli i Austrisë në Bashkimin Europian”.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim