
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023
Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, H. E. Dr. Faisal S. Al Musaileem viziton Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe Qendrën e Fondacionit Kulturor “Albabtain” për Paqen.
Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, H. E. Dr. Faisal S. Al Musaileem u prit në takim nga Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik. Prof. Dr. Anastas Angjeli.
Universiteti Mesdhetar është lider në bashkëpunimin me universitetet e rajonit mesdhetar, vecanërisht me Shtetin e Kuvajtit dhe ka shumë vullnet për ta shtrirë dhe diversifikuar këtë bashkëpunimin në shkëmbimin e programeve, studentëve dhe akademikëve në fushat me interes të ndërsjelltë, ishte kryefjala e bisedës së Profesor Angjelit me Ambasadorit të Kuvaitit.
Qendra e Fondacionit Kulturor Abdulaziz Saud Albabtain për një Paqe të Drejtë në UMSh është një urë e rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit jo vetëm mes universiteteve dhe Shqipërisë e Kuvajtit por edhe mes Shqipërisë dhe vendeve arabe, në fushën universitare, akademike, të trashëgimisë dhe kulturës, nënvizoi Profesor Angjeli.
H. E. Dr. Faisal S. Al Musaileem vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur më tej marrëdhëniet edhe në nivelin universitar dhe akademik dhe vlerësoi rolin e Qendrës së Fondacionit Kulturor “Albabtain” për një Paqe të Drejtë dhe të Drejtorit të saj dhe Pro-Rektorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Prof. Ass. Dr. Arben Cici.
Më pas H. E. Dr. Faisal S. Al Musaileem vizitoi ambientet e qendrës ku u informua gjatë për aktivitetin e saj dhe programin e mundshëm gjatë vitit akademik 2022-2023.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim