
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023
Prezantohet studimi kombëtar, si e zgjedhin të rinjtë shkollën e lartë
Prej disa muajsh grupi kërkimor në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë nën drejtimin shkencor të Prof. Asoc. Dr Roland Lami po zbaton projektin “Përzgjedhja e studimeve universitare dhe implikimet prej saj në performancën akademike dhe në tregun e punës”.
Projekti është pjesë e projekteve fituese në kuadër të programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH), për periudhën 2022-2023, mbështetur financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencës dhe Inovacionit #AKKSHI në Republikën e Shqipërisë dhe synon që të jetë pioner i studimeve të munguara në lidhje me procesin e perzgjedhjes së studimeve universitare nga maturantët, implikimet prej saj në performancën e tyre akademike si studentë, hendekun gjinor në degët e përzgjedhura dhe potenciali i tyre për të qenë konkusrrues në tregun e punës.
Për realizimin e studimit grupi kërkimor ka punuar për rishikimin e literaturës shkencore që ka të bëjë me përzgjedhjet e maturantëve dhe qasjen e tyre drejt universitetit, performancën akademike, hendekun gjinor në përzgjedhjen e degëve, bazuar në përvoja Europiane të ngjashme me sistemin e përgjedhjes së universitetit në Shqipëri për të kuptuar qasjet dhe ka gjetur argumenta teorike për të mbështetur studimin.
Ndërsa paralelisht është punuar me ndërthurjen e metoda sasiore dhe cilësore për realizimin e studimit si më poshtë:
Të dhënat sasiore u mblodhën nëpërmjet një pyetsori të strukturuar në një kampionim prej 750 studentësh, ndjekës të programeve të studimit barchelor në universitetet shqiptare publike dhe private. Pyetsori përmbante pyetje të cilat kanë siguruar mbledhjen e të dhënave për të konkluduar për qëllimin e studimit. Rezultatet e pyetsorëve janë në proces analize dhe do të interpretohen nga grupi kërkimor. Shkallët e vlerësimit të përdorura në këtë studim synojnë të përcaktojnë faktorët që ndikojne në vendimin e maturanteve për të hyrë në Universitet, si dhe ecurinë e tyre gjatë 3 viteve akademike.
Ndërsa të dhënat cilësore janë mbledhur gjatë muajit Dhjetor 2022 përmes 4 fokus grupeve me nga 10-15 pjesëmarrës përkatësisht në Tiranë, Shkodër, Korcë dhe Vlorë si dhe 20 intervistave cilësore e të strukturuara.
Faleminderit kolegëve të universiteteve dhe studentëve për bashkëpunimin në këtë iniciative shkencore sfiduese, por aq e vlefshme për shoqërinë shqiptare!
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim