Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Sfidat e Dixhitalizimit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organzion konferencën ndërkombëtare

Transformimi për shkak të dixhitalizimit dhe inteligjencës artificiale, ndikimet pozitive të tyre , por edhe rreziqet e sfidat në të ardhmen e afert për shoqërinë në aspektin ekonomik e social. Këto, janë çështjet kryesore që po diskutohen në konferencën ndërkombëtare dy ditore, të organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Anastas Angjeli, në fjalën e tij, theksoi se janë rreth 100 punime shkencore të cilat do të hedhin dritë në fushat ekonomike, teknologjike, juridike sociale dhe humane. Duke ndërlidhur përvojën kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. “Gjatë tridhjetë viteve të ardhshme, vlerësohet se deri në 50 % të të gjitha punëve mund të zëvendësohen nga teknologjia. Dhe më pas çfarë? Çfarë do të ndodhë kur profesionet e mëparshme “të sigurta" të nëpunësve profesionistë, si në ekonomi, drejtësi dhe mjekësi te bëhen të vjetëruara, të dalë mode nga inteligjenca artificiale? Teknologjia padyshim i bën jetët tona më të lehta, por a i bën ato më të mira? Cfarë po ndodh? A jemi ne të përgatitur për të ardhmen që ky zhvillim po sjell?Detyra e kërkimit shkencor është ti paraprijë zhvillimeve në të gjitha format. Kjo Konferencë bazohet pikërisht në këtë premise”, tha Angjeli. E ftuar në këtë konferencë ku morën pjesë drejtues të lartë të Universiteteve dhe qeverive të Italisë , Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ishte edhe Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Evis Kushi. “Jemi apo nuk jemi gati ky revolucion po ndodh. Ne duhet të përshtatemi dhe të marrim në konsideratë të gjitha avantazhet dhe disavantazhet. E rëndësishme është t’i përgjigjemi këtyre sfidave duke marrë masa që të përfitojmë sa më shumë duke minimizuar rrezqet e pasiguritë veccanërisht nga ajo që e kemi edhe më pak të njohur inteligjenca artificiale. Ajo e cilësoi axhendën dixhitale si një nga prioirtetet e qeverisë. Në panelin kryesor të konferencës morën pjesë gjithashtu Shpëtim, Latifi, Këshilltar për teknologjinë dhe informacionin i Minisrit të Arsimit të Maqedonisë, Gaetano Dammacco , nga Universiteti “Aldo Moro”, Bari, Jusuf Qarkaxhija, Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Kosovës, Adrian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Kozeta Sevrani, anëtare e akademisë së shkencave. Të gjithë panelistët prezantuan kumtesat dhe punimet e tyre në këtë konferencë.

 

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim