
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019
Praktika për studentët dhe ekspertizë në teknologji informacioni, UMSH marrëveshje me 'Infosoft Group'
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me “Investment Joti- Infosoft Group”, grupi që prej 27 vitesh udhëheq distribucionin e produkteve të konsumit dhe teknologjisë së Informacionit në Shqipëri. Ky grup është sot një nga sipërmarrjet më të mëdha që angazhon profesionistë të klasit të lartë me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre respektive, dhe përbëhet nga njëmbëdhjetë kompani.
Studentët e UMSH-së tashmë do të kenë mundësinë të kryejnë praktikat mësimore, pranë kësaj shoqërie e cila zotëron tregun prej disa dekadash. Kjo marrëveshje, vjen në vazhdën e marrëveshjeve që Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, duke pasur synim të rrisë dhe përmirësojë cilësinë e mësimdhënies, familjarizimin e studentëve me tregun e punës, ka përfunduar nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet publike dhe private.
Presidenti i “Investment Joti- Infosoft Group”, z. Grigor Joti, u prit nga themeluesi i Universitetit Mesdhetar Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli dhe studentë e pedagogë të UMSH-së. Sipas marrëveshjes, Shoqeria “Investment Joti- Infosoft Group” do të angazhojë, sipas një plani të caktuar, studentë dhe të diplomuar të UMSH në punë provuese (stazhe).
Kjo shoqëri në kuadër të veprimtarisë së vet, do t’ju mundësojë studentëve të UMSH-së, kryerjen e praktikës profesionale të parashikuar në planin mësimor. Ekspertë të shoqërisë “Investment Joti- Infosoft Group” veçanërisht në fushën e IT, do të kenë mundësinë të mbajnë në UMSH leksione për studentët si dhe të dyja palët do të realizojnë veprimtari të përbashkëta kërkimore, promovuese dhe marketingu, me qëllim rritjen e cilësisë, imazhit të institucioneve respektive si dhe sensibilizimin e qytetarëve me projektet e përbashkëta të dy institucioneve.
Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli e vlerësoi këtë marrëveshje si mjaft të rëndësishme, duke theksuar se modelet e shoqërive të tilla të suksesshme i shërbejnë studentëve si mundësi jo vetëm për praktikat, por edhe si një dritare më shumë për tu punësuar nëse vërtet kanë potencialin që i përshtatet shoqërisë. Presidenti i “Investment Joti- Infosoft Group”,z. Grigor Joti,pasi bëri një prezantim të grupit që drejton, nënvizoi se rekrutimi i të rinjve të aftë ka qenë prej vitesh një prioritet i pandryshueshëm.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim