Home > Studentët > Alumni

Mblidhet UMSH ALUMNI, sot ish studentët të punësuar   në administratë e  institucione private

 

 

 

Dikur studentë të Universitetit Mesdhetar, sot mbajnë pozicione të rëndësishme në administratë dhe institucione private. Gjithçka, nisi falë dijes së marrë në auditorët e UMSH.  Me krenari dhe mirënjohje ndaj tyre, u organizua  aktiviteti me studentët e diplomuar ndër vite në programete studimit master në tre fakultete.  UMSH ALUMNI kanë  qenë studentë të UMSH në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Fakultetin e Shkencave Juridike dhe  Marrëdhënieve Ndërkombetare dhe Fakultetin e Shkencave Politike dhe Psikosociale. Studentë të cilët kanë fituar mobilitet në studimet e tyre brenda dhe jashtë vendit në ciklin e tretë të studimeve ose gjatë të njëjtit cikël. Studentët  Alumni  ndanë me pjesëmarrësit eksperiencën e tyre  në  UMSH dhe pas saj duke theksuar se kurrikulat në  dhe praktikat mësimore të kryera ndër vite në UMSH  i kanë dhënë vlerë diplomës  së tyre duke i aftësuar sicc duhet për t’u përshtatur me tregun e punës.  Drejtuesit e Universitetit Mesdhetar shprehën vlerësime  për arritjet e këtyre të rinjve duke I nxitur ata të vijojnë  të  kualifikohen, pasi vetëm me edukim dhe diploma cilësore  do mund të ketë  jo vetëm punësim të sigurtë për ta, por edhe profesionalizëm në kohë të gjatë. Fuqizimi i rrjetit Alumni ka rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve të UMSH me tregun e punës, duke e integruar këtë në hartimin e programeve të reja të studimit. Profesionistët në karrierë u vlerësuan me Çertifikatë Merite nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

 

 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim