Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Nënshkruhet marrëveshja me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkepunimit të UMSH me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), në vartësi të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Në emër te palëve, për UMSH nënshkroi rektori I Universitetit, Prof. Dr. Adrian Civici dhe në emër të QKEDH nënshkroi drejtori I qendrës, Znj. Lejdi Dervishi.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje është të mundësojë bashkëpunimin mes dy institucioneve, në kuadër të përcaktimit të fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit, në mënyrë që të operojnë me efikasitet kundër sfidave dhe kërkesave të kohës si dhe në funksion të realizimit të qëllimeve dhe objektivave të përshkruara në Strategjinë Kombëtare “Për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të Veprimit”.
Znj. Dervishi dhe Prof. Civici në fjalën e tyre nënvizuan mundësitë dhe ekspertizën që kanë institucionet e arsimit të lartë në bashkëpunimin dhe kontributin për realizimin e masave dhe veprimtarive që synojnë njohjen, ndërgjegjësimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive parandaluese dhe reaguese ndaj fenomeneve dhe formave të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Të dyja këto institucione do të kenë qëllim të përbashkët identifikimin e iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale të tyre , në mënyrë që të operojnë me efikasitet dhe produktivitet.
Në vijim të marrëveshjes znj. Dervishi dhe stafi i QKEDH patën një bashkëbisedim shumë interesant me studentët e UMSH. Njohje dhe formim përmes gjetjeve dhe aktiviteteve të qendrës, mbi identifikimin e individëve dhe faktorët që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në komunitet.
Ky aktivitet shënoi fillimin e një bashkëpunimi që do të vazhdojë me hartimin e një plani konkret, me leksione të hapura, rritje kapacitetesh për studentët, konferenca shkencore të përbashkëta mbi format dhe faktorët që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin tek të rinjtë dhe individë të shoqërisë.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin  e tyre.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim