Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2022

Studentët e UMSH, pjesë e programit të ri në fushën e informatikës : “Key Academy”

Studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë do të jenë pjesë e një program të ri në kuadër të bashkëpunimit me bankën Raiffeisen. Programi më i ri Key Academy , i cili lidhet me fushën e informatikës, u prezantua sot në UMSH. Ky program vjen paralel me një nga risitë e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, i cili këtë vit akademik do të ketë fakultet të dedikuar për informatikën. Drejtoresha e Programeve Master, Orkida Ilollari u shpreh se UMSH është tashmë pjesë e programit SDS ku shumë prej studentëve janë pjesë e praktikës tradicionale në këtë program dhe përvoja që studentët kanë marrë fillon nga teknikat e shitjeve, tek informacioni për shërbimin dhe deri në operacione të ndryshme të bankës. Ajo theksoi se edhe programi I ri do të krijojë mundësi të vlefshme për ta. Enkeleda Tupe nga departamenti i Burimeve Njerëzore, së bashku Znj Melani Vongli -departamenti i Inovacionit, Z.Alban Petku- Team Leader ne programin SDS, shpjeguan programin më të e ri Key Academy, dhe ftuan si studentët Bachelor ashtu edhe Master të përfshihen sa më shume në projekte të ndryshme në fushën e IT. Gjithashtu Znj. Tupe falenderoi UMSH për bashkëpunimin e deritanishëm që ka, duke theksuar që studentët të UMSH-së që banka tyre ka punësuar, po cilësohen si staf i pregatitur sipas kërkesave që sot ka edhe tregu i punës.Teuta Xhindi, Pergjegjëse e Departamentit të Informatikës dhe Formimit Shkencor, cilësoi se programet si master ashtu edhe bachelor pranë këtij departamenti janë ndërtuar sipas kërkesave të tregut të punës si dhe studentët tanë janë të gatshmëm të jenë pjesë e këtij projekti inovativ të RBAL-së.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin  e tyre.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim