
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023
Studiuesja e njohur bullgaro-amerikane Maria Todorova viziton Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë
Themeluesi i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof.Dr, Anastas Angjeli së bashku me Zv. Rektorët Nevila Rama, Përparim Kabo dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave Jurdike dhe Humane Ksenofon Krisafi dhe përfaqësues të tjerë të stafit akademik, mirëpritën sot në një takim studiuesen e njohur bullgaro-amerikane Maria Nikolaeva Todorovam e cila shoqërohej në këtë takim nga studiuesja Eda Derhemi.
Profesor Angjeli e njohu studiuesen me zhvillimin e UMSH-së, qëllimet për një cilësi sa më të lartën mësimdhënie dhe përshtatje me kërkesat e tregut brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në këtë kontekst Prof. Angjeli vuri theksin mbi ecurinë e ndërkombëtarizimit të Universitetit Mesdhetar dhe bashkëpunimin me universitetet europiane dhe ato amerikane.
Gjatë takimit nga studiuesit e pranishëm u diskutua për vendet e Ballkanit, historinë dhe zhvillimin e tyre dhe projektimit të së ardhmes së përbashkët në një rajon me dinamika sfiduese dhe që përjeton konflikte të thekshme edhe në ditët e sotme. Profesor Todorova ndau detaje interesante në lidhje me botimet e saj dhe punën e saj kërkimore.
Profesor Maria Todorova u bë e njohur ndërkombëtarisht me librin e saj “Imagining the Balkans”, i përkthyer në të gjitha gjuhët e popujve të rajonit dhe në shumicën e gjuhëve europiane. Emri i saj renditet krahas mendimtarëve bashkëkohorë më të shquar të botës. Studimet e Maria Todorovës kanë ndikim të fuqishëm metodologjik te disa breza me radhë të studiuesve të sotëm, sidomos për hierarkitë e qytetërimeve, kuptimin e orientalizmit dhe oksidentalizmit, njohjen dhe vetënjohjen e ballkanasve, dukuritë e ballkanizuara për shkaqe historike e gjenetike, kuptimin ballkanik për jetën dhe ditën, historinë dhe të ardhmen.Maria Todorova është profesore e ftuar dhe profesore vizitore në një shumicë vendesh të Botës; mban tituj të lartë shkencorë dhe nderime publike.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim