Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023

Praktika profesionale për studentët, Universiteti Mesdhetar i nënshkruan marrëveshjen me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universitetit Mesdhetar , Prof. Dr. Adrian Civici dhe Drejtori i Përgjithshëm, i Agjencisë, Genci Mamani. Në sajë të kësaj marrëveshje të mundësuar nga Zyra e Programeve Master në UMSH, studentët do të mund të kryejnë praiktika profesionale duke iu dhënë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale, si dhe mundësi të mundshme punësimi. UMSH nga ana tjetër do të ofrojë mundësinë për kualifikime afatgjata të ciklit Master Profesional dhe Master Shkencor për stafin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, sipas kushteve preferenciale që do të negociohen në rast të aplikimit pranë UMSH. Palët bashkërisht ranë dakord që në raste të aplikimeve dhe ose interesimeve në projekte të ndryshme kombëtare dhe ose ndërkombëtare do të kenë në konsideratë bashkëpunimin me njëri tjetrin në përputhje me kapacitetet përkatëse. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të krijojë mundësi për organizimin e leksioneve të hapura në fakultetet përkatëse me qëllim rritjen e kuptueshmërisë dhe ndërgjegjësimit për skemën e sigurimit të depozitave.Sipas marrëveshjes, Agjencia e Sigurimit të Depozitave do të mundësojë drejtues/specialist të institucionit për pjesëmarrjen në leksione të hapura lidhur me çështje të sigurimit të depozitave.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim