Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2023
Universiteti Mesdhetar prezanton dy revistat e reja shkencore : “Politea” dhe “Ekonifosistem”
Dy revista të reja shkencore u prezantuan në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Polieta” dhe “Ekoinfo-Sistem”, përmbledhin punimet shkencore në fushat e ekonomisë, informatikës, drejtësisë, shkencave poltike e sociale duke e çuar kështu së bashku me revistën e mëhershme “Euromediterranean”, në 3 numrin e revistave shkencore periodike që boton Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof.Dr, Anastas Angjeli u shpreh gjatë prezantimit, se këto botime realizohen në përputhje me filozofinë e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. “Filozofi kjo që lidhet me trinomin e rëndësishëm që ndërlidh cilësinë në mësimdhënie duke transmetuar sa më shumë dije të reja studentët , kërkimin shkencor bazik dhe atë aplikativ dhe punën me projektet e ndërlidhja me komunitetin e biznesit . Sot jemi mbledhur për të lançuar këto revista, të cilat lidhen me komponentin e dytë të këtij trinomi, me transmetimin e dijeve të reja shkencore si në procesin e mësimdhënies, po ashtu edhe për publikun e gjerë në përputhje me kërkesat dhe standardet që ka sot kërkimi shkencor në vendin tonë”, u shpreh Angjeli. Presidenti i UMSH-së i cilësoi këto revista si një nxitje të mëtejshme për stafin akademik brenda dhe jashtë Universitetit Mesdhetar për punime dhe artikuj shkencorë. Rektori i Universitetit Mesdhetar, Adrian Cvici pasi falenderoi stafin akademik të angazhuar për botimin e këtyre revistave theksoi se kërkimi shkencor mbetet ndër instrumentet kryesore që tregon mirëfunksionimin e një universiteti. ”Ne kemi tashmë 3 periodikë shkencorë, të cilat reflektojnë kërkesën dhe ndjeshmërinë e Universitetit Mesdhetar, për të treguar angazhimin e pedagogëve në këtë drejtim, por edhe për të mos mbetur brenda mureve të Universitetit, por duke e zgjeruar më tej këtë rrjet qoftë në komunikim me publikun e gjerë, por qoftë edhe në përfshirjen e studiuesve të jashtëm”, u shpreh Civici.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim