Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Dhuna në arsimin e lartë, UMSH mirëpret në konferencën shkencore studiues të rinj nga 40 vende të botës

Studiues të rinj nga 40 vende të botës, u mirëpritën sot në ditën e parë të konferencës shkencore ‘Making Young Researchers’ Voices Heard to Prevent Gender Based Violence in Higher Education’. Kjo konferencë u organizua nga Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në bashkëpunimin me, COST ACTION CA20137. “Ne si studiues te rinj nuk kemi autoritetin e vendimmarrjes, por kemi legjitimitetin për të zhvendosur idetë dhe kontributin tonë në aktivitete të tilla”, tha në hapje të konferencës Dr. Gilda Hoxha, pedagoge në UMSH dhe organizatorja kryesore e kësaj konference. Këtë konferencë e përshëndeti edhe Drejtori i Shkollës Doktorale, Arben Cici. Studiuesit prezantuan punimet e tyre për këtë konferencë ku pjesëmarrja ishte jo vetëm nga vendet europiane por dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës. Tema kryesore e konferencës ishte diskutimi mbi diskriminim dhe dhunën me bazë gjinore, në institucionet e arisimit të lartë, në vendet anëtare të Bashkimit Europian si dhe vendeve që aspirojnë anëtarsimin në Bashkimin Europian. Konferenca e cila do të vazhdojë edhe nesërka si synim të nxis ndryshimin kulturor, të nxis dialogun mes studiuesëve të rinjë dhe palëve të interesuara (vendimmarrësit evropianë dhe ato kombëtarë)

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim