Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Prezantohet manuali për studentët e doktoraturës të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

U prezantua në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Manuali për studentët e shkolllës doktorale “Metodologjia e Kërkimeve Doktorale në Ekonomi”. “Objektivi i këtij Manuali është të ndihmojë doktorantin në realizimin e kësaj detyre duke i treguar si të ketë sukses në punën e tij. Ky manual është i ndryshëm nga ata që jemi mësuar ai nuk rendit problemet që mund të hasë një student doktorant. Ky manual është thelbësor për studentët por edhe një punë referuese për akademikët”, tha presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli. Më tej, manuali u prezantua nga Phd Florian Bombaj, Drejtor i qendrës së inovacionit dhe kërkimit shkencor në Universitetin Mesdhetar. Duke shpjeguar në detaje përmbajtjen dhe ndihmën që ofron ky manual për studentët e doktoraturës. Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Adrian Civici, duke iu referuar ndryshimeve në vendimin e këshillit të Ministrave për të përfituar gradën shkencore doktor, parashtroi disa kriterë që duhen të meren me patejtër parasysh për të vlerësuar një punim shkencor.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim