
Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar
Projekti fitues PKKZH “Ndërgjegjësimi i Fermerëve për Epokën e Re të Konsumit që sfidon Sistemet Tradicionale të Prodhimit Ushqimor – BELEROFONT” – financuar nga AKKSHI
Ekziston një nevojë urgjente për një ndryshim të rëndësishëm në sistemin e prodhimit ushqimor shqiptar për t’a bërë bujqësinë më të qëndrueshme nga ana ekonomike, mjedisore dhe shoqërore. Arritja e një tranzicioni të tillë të sistemit ushqimor është jashtëzakonisht i vështirë sepse kemi të bëjmë me një problem të karakterizuar nga mungesa e një zgjidhjeje përfundimtare dhe eksplicite. BELEROFONT dëshiron të bëjë një ndryshim në tranzicionet e sistemeve prodhuese ushqimore, duke identifikuar se cilët faktorë qëndrojnë në themel të varësive ose mos-ndryshimeve në sistemet aktuale të prodhimit ushqimor të paqëndrueshëm dhe duke treguar se si mund të kapërcehen këto. Projekti synon të përmirësojë qëndrueshmërinë e bujqësisë duke promovuar praktika në sistemet e prodhimit të ushqimit që janë më miqësore me mjedisin, ekonomikisht të qëndrueshme dhe të përshtatshme për fermerët. BELEROFONT do të identifikojë se cilët faktorë mbështesin rrugën drejt sistemeve bujqësore të qëndrueshme dhe barrierat në sistemet aktuale duke demonstruar se si mund të kapërcehen ato. Risia e BELEROFONT qëndron në kombinimin e metodave eksperimentale me një qasje të të menduarit sistemik, duke e konsideruar të gjithë sistemin agroushqimor si një ndikim në vendimet e fermerëve. Kombinimi inovativ i të dhënave sasiore dhe cilësore nga një shumëllojshmëri metodash është kontributi ynë i rëndësishëm metodologjik dhe shkencor për më shumë kërkime të bazuara në qasjen sistemike hermeneutike.
BELEROFONT shtrihet në harkun kohor Shtator 2023- Korrik 2024 dhe drejtohet nga PhD. Florjan Bombaj.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim