Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar

Erasmus + Capacity Building in Higher Education “Transformimi digjital në arsimin e Ballkanit Perëndimor - DIGITCRESHE”

Duke përdorur transformimin digjital, metodologjitë aktive të të mësuarit dhe mjetet inovative arsimore digjitale, DIGITCRESHE kontribuon në përmirësimin e cilësisë së programeve të arsimit të lartë për Industritë Krijuese dhe Kulturore në vendet e Ballkanit Perëndimor, për t'i bërë studentët më të kënaqur me aftësitë që kanë fituar, për të siguruar që të diplomuarit të jenë më të aftë dhe konkurrues në tregun e punës dhe për rrjedhojë arritjen e normave më të larta të punësimit.

Financuar nga BE, projekti vlerëson nevojat ekzistuese në programet e IAL-ve për Industritë Kreative; projekton, zhvillon dhe/ose përshtat kurrikulat, kurset, materialet mësimore dhe implementon aktivitete të ndryshme mësimore dhe bashkëpunimi për mësuesit dhe studentët.

Projekti shtrihet në periudhën Janar 2023- Janar 2025, zbatohet në bashkëpunim me 14 partnerë nga Portugalia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje Herzegovina, Gjermania, Greqia dhe është i organizuar në 10 paketa pune.

Partnerët e projektit:

  • Universiteti Politeknik i Portos – Lider, sektori i arsimit të lartë
  • Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Banja Luka College - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • International University EUROPA PRIMA Skopje - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare  - Partner, sektori i shoqërisë civile
  • Dortmund University Of Applied Sciences - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • International University Travnik – Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Union Of The Macedonian Professional Associations In The Creative Industries UMPAKI Skopje - Partner, sektori i shoqërisë civile
  • Mediterrean University Podgorica - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • CreThiDev - Partner, sektori i shoqërisë civile
  • Universiteti Marin Barleti - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • University Of Montenegro - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Thessaly University - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • New Bulgarian University - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Institute For Technology Transfer And Innovations - Partner, sektori i arsimit

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim