Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar

Erasmus + Capacity Building in Higher Education “Bashkëpunimi Universitet-Shoqëri për Transformimin Digjital Gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor - U2SID”

Duke qenë në të njëjtën linjë me objektivat e Programit Erasmus+, financuar nga BE, projekti 2 vjeçar U2SID, kontribuon në novacionin në arsimin e lartë, duke nxitur rëndësinë e tij për tregun e punës, zhvillimin rajonal dhe shoqërinë. Projekti jo vetëm lehtëson transferimin e njohurive, por edhe krijon vlerë ekonomike e sociale nëpërmjet shpërndarjes së rezultateve të mësimdhënies e kërkimit në shoqëri e më gjerë. Me fokus në IAL-të rajonale, U2SID nxit bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe grupeve të tjera të interesit, si sektori privat, politikë-bërja, shoqëria civile dhe media, duke rritur aftësitë digjitale të studentëve dhe të stafit.

Objektivat kryesore të U2SID:
• Forcimi i kompetencave digjitale të pedagogëve, studentëve dhe profesionistëve përmes Programit të Shpejtimit të Aftësive Digjitale.
• Përmirësimi i metodave inovative të mësimdhënies përmes Sfidës së Transformimit Digjital, duke ofruar studentëve një përvojë mësimore të bazuar në projekte dhe të orientuar ndaj zgjidhjeve.
• Ngritja e vetëdijes mbi rëndësinë e digjitalizimit të përfshirë duke angazhuar grupet e synuara të brishta në procesin e digjitalizimit.


Projekti shtrihet në periudhën Prill 2023- Mars 2025, zbatohet në bashkëpunim me 8 partnerë nga Shqipëria, Italia, Serbia dhe Mali i Zi dhe është i organizuar në 3 paketa pune.

Partnerët e projektit:

  • Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër – Lider
  • Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Universiteti “Fan S. Noli” Korçë – Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim – Partner, sektori i shoqërisë civile
  • Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare  - Partner, sektori i shoqërisë civile
  • Agjensia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit – Partner, sektori qeveritar
  • Universiteti i Malit të Zi - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Universiteti i Beogradit –Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Universiteti i Salentos - Partner, sektori i arsimit të lartë

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim