Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar

Erasmus + Capacity Building in Higher Education “Ndërlidhësit mes Universitetit dhe Shoqërisë në Shqipëri: Prodhimi i përbashkët i njohurive dhe kërkimeve që kanë rëndësi - U-SIA”

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, për periudhën Janar 2021- Maj 2023 ka qenë lider i projektit Erasmus + CBHE “U-SIA”, projekt i financuar nga BE. Projekti ka ndërtuar me sukses lidhje të forta midis partnerëve, si dhe me projekte dhe institucione të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj, çka është një forcë kyçe e tij duke rezultuar në efekte përtej kufijve dhe projekte dhe nisma të reja të përbashkëta.

Nëpërmjet projektit “U-SIA”, bashkëpunimi midis akademisë dhe shoqërisë ka arritur nivele të reja, duke ofruar mundësi të zgjeruara lëvizjeje për hulumtues të rinj për të qarkulluar midis akademisë, sektorit të biznesit, sektorit publik, shoqërisë civile dhe medias. Projekti gjithashtu ka prodhuar modele për bashkëprodhim të njohurive dhe hulumtimeve, si dhe udhëzime dhe praktika më të mira. U-SIA ka përforcuar me efikasitet kapacitetet institucionale dhe kapitalin human në Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri, me krijimin e njësive USIA, programin e ndërtimit të kapaciteteve, modele, udhëzime, praktikat më të mira, strategjitë dhe programe pilot bashkëpunimi, duke kontribuar kështu në modernizimin e qeverisjes së IAL-ve dhe integrimin e tyre në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Projekti u zbatua në bashkëpunim me 11 partnerë nga Shqipëria, Italia, Serbia dhe Gjermania dhe ishe i organizuar në 9 paketa pune.

Partnerët e projektit:

  • Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë – Lider
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë – Partner, sektori i biznesit
  • Kolegji Profesional i Tiranës – Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Universiteti Europian i Tiranës -  Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës - Partner, sektori i arsimit të lartë
  • Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim – Partner, sektori i shoqërisë civile
  • Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare  - Partner, sektori i shoqërisë civile
  • Agjensia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit – Partner, sektori qeveritar
  • Universiteti i Beogradit - Partner, sektori i arsimit të lartë, Serbi
  • Universiteti Guglielmo Marconi - Partner, sektori i arsimit të lartë, Itali
  • Accreditation Council for Entrepreneurial & Engaged Universities (ACCEU) – Programme country, Gjermani

Projekti USIA u mbyll me suksese dhe u auditua me rezultate maksimale nga BE.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim