
Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar
Erasmus + Capacity Building in Higher Education “Studime universitare në gazetarinë bazuar në të dhëna në Ballkanin Perëndimor- WEBJOU”
Gazetaria bazuar në të dhëna (data journalism) përfaqëson një përvojë në rritje të shpejtë në arsimin e lartë në vendet evropiane. Projekti WEBJOU synon të promovojë shkëmbimin e njohurive dhe mësimdhënien e të nxënit multidisiplinar, risi në realitetin e Ballkanit Perëndimor me fokus kryesor në shkencën e të dhënave, statistikave, vizualizimin dhe komunikimit.
Financuar nga BE për një periudhë 2 vjeçare 2023-2025, ky projekt synon:
· Përcaktimi i profilit të gazetarisë bazuar në të dhëna për arsimin e lartë me reference në sistemin e arsimit të lartë të Ballkanit Perëndimor.
· Dizenjimi i 6 lëndëve me module për të realizuar trajnime të ndryshme në Big Data, Data Visualization, Statistical Analysis, Geospatial Representations, Storytelling, GDPR, të cilat do të jenë më përputhje me system vlerësimi dhe kualifikimi bazuar në ECTS.
· Realizimi i 7 lëndëve në nivelin Bachelor për gazetarinë bazuar mbi të dhëna, një për çdo institucion të arsimit të lartë pjesëmarrës në këtë projekt, përshtatur për kontekstin e Ballkanit Perëndimor me referencë të veçantë në sistemin e arsimit të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.
· Zhvillimi i një platforme online - Të gjitha burimet dhe materialet mësimore do të jenë të disponueshme për publikun pa pagesë (Open Educational Resources).
Projekti zbatohet në bashkëpunim me 10 partnerë nga Portugalia, Serbia, Shqipëria, Italia, Kosova dhe është i organizuar në 6 paketa pune.
Partnerët e projektit:
- Universita Degli Studi Della Tuscia – Lider
- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë
- Universidade Nova De Lisboa
- Dataninja Srl
- Universiteti Europian i Tiranës
- Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
- Kolegji Universum
- RIT Kosovo
- Universiteti publik “Kadri Zeka”
- Univerzitet U Novom Sadu
- Universiteti i Tiranës
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim