Home > Kërkimi shkencor > Arkiva konferenca

Arkiva Konferenca

International Scientific Conference with the topic “Current challenges of the judiciary system in Albania and democratization processes.”

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, Sofje, Bullgari, Universitetin e Tuscias, Viterbo, Itali, Universitetin e Aldo Moro Bari, Itali, Universitetin Aleksandër Moisiu, Durres, Universitetin Kombëtar të Aviacionit, Ukrainë dhe Universitetin e Ekonomisë Eurorajonale Alcide De Gasperi, Jozefow, Poloni, do të organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Sfidat aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe proceset e demokratizimit”.

Kjo konferencë shkencore ndërkombëtare përfaqëson një përpjekje të veçantë për të analizuar ndikimin e reformës në drejtësi në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe proceset e demokratizimit, përfshirë proceset e integrimit evropian.

Qëllimi i konferencës është të analizojë në thellësi procesin e reformës në drejtësi duke e trajtuar atë jo vetëm si një proces ligjor, por edhe si një produkt të kontekstit shoqëror në një periudhë riformësimi të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kryesisht aspekteve të tyre ekonomike dhe politike. Qëllimi është t'i trajtojë të dy proceset si të ndërlidhura dhe të theksojë rolin e reformës në drejtësi në procesin e demokratizimit dhe integrimit të vendit. Konferenca do të mbledhë së bashku në një tryezë të rrumbullakët komunitetin akademik dhe studiuesit e rinj, si dhe politikanë të lartë të rajonit dhe kontribues të drejtpërdrejtë në reformën në drejtësi, me qëllim shkëmbimin e ideve dhe diversifikimin e punës së tyre kërkimore shkencore në lidhje me temën kryesore të konferencës, duke përfshirë edhe të gjitha aspektet e tjera të fushave ndërdisiplinore si shkenca politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, studimet rajonale, shkencat ekonomike, studimet historike, studimet në fushën e së drejtës ndërkombëtare, etj. Konferenca do të shërbejë si një platformë për të gjithë pjesëmarrësit për t'u rrjetëzuar, për të ndarë ide dhe për të prezantuar kërkimet e tyre para një komuniteti akademik të specializuar. Konferenca stimulon debatin mbi zhvillimet aktuale, idetë, qasjet dhe teoritë e reja, shqetësimet dhe sfidat në fushën e drejtësisë, studimeve politike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në përputhje me integrimin evropian.

Website

Abstract Book

Proceedings

 

Konferenca  shkencore  ndërkombëtare "Kriza e Coronovirusit: Sfidat dhe efektet ekonomiko-sociale të saj në (nivel global) dhe në Shqipëri. Cfarë do të ndodhë?" 26 qershor 2020

Qëllimi i Konferencës ishte realizimi i një analize të plotë shkencore mbi tiparet krizës së coronavirusit, efekteve të saj në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare si dhe në nivel rajonal, evropian dhe global. Konferenca synoi të hedhë dritë mbi masat, politikat dhe strategjitë e ndjekura për përballimin e saj në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë. Kjo Konferencë shërbeu si një platformë për të gjithë pjesëmarrësit për të shkëmbyer idetë dhe për të prezantuar rezultatet e punës së tyre kërkimore shkencore me një komunitet të specializuar të përbërë nga profesorë dhe kërkues shkencorë si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore politikbërëse në vend.

Proceedings

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim