Rreth nesh
Home > Rreth nesh > Pse mesdhetarin?
Pse Mesdhetarin?
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, i akredituar në të gjitha programet e tij është një nga institucionet më elitare të arsimit të lartë në Shqipëri. Prej më shumë se një dekade, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka diplomuar qindra të rinj në fushën e: Ekonomisë, Drejtësisë, Shkencave Psikosociale, Shkencave Mjeksore, Arsimit, Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Filozofia e Universitetit Mesdhetar për të ofruar dije me standarde që drejtojnë studentët në integrimin e shpejtë në tregun e punës, mbetet pika jonë më e fortë gjatë këtyre viteve. Universiteti Mesdhetar ofron Progamet e studimit: Bachelor, Master, Doktoraturë si dhe Programet profesionale dy vjeçare, duke plotësuar kështu gamën e plotë për të gjitha ciklet.
Stafi akademik i Universitetit Mesdhetar është i specializuar në Universitetet më të njohura brenda dhe jashtë vendit. Ndërthurja mes ekspertëve me experience të fushave te ndryshme shkencore dhe të rinjve bën që pedagogët e Universitetit Mesdhetar, të përcjellin dije të qenësishme dhe një frymë bashkëkohore tek studentët.
Kurrikulat e programeve të studimit, politika reale e bursave për studentët tanë, tarifat konkurruese për tregun e arsimit të lartë, infrastruktura moderne si dhe pozicionimi në qendër të Tiranës e bëjnë Universitetin Mesdhetar, mundësinë e shkëlqyer për çdo student. UMSH ka perfshire ne strategjine e tij 10 vitet e ardhshme zhvillime dhe transformime te rendesishme
Strategjia e Zhvillimit 2025–2032 e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë përfaqëson një dokument themelor, i cili vendos bazat për një transformim të thellë dhe gjithëpërfshirës institucional, akademik dhe shoqëror. Ky dokument nuk kufizohet vetëm në përcaktimin e objektivave afatshkurtra, por synon të artikulojë një vizion strategjik, që e pozicionon universitetin si një aktor kryesor në hartën akademike shqiptare, rajonale dhe evropiane. Në thelb, strategjia ndërthur tre dimensione kyçe që përbëjnë boshtin orientues të zhvillimit të institucionit:
- Harmonizimin me standardet evropiane të sigurimit të cilësisë, në përputhje me dokumentin themelor “Standards and Guidelines for Quality Assurance in the European Higher Education Area – ESG 2015”;
- Përshtatjen e programeve dhe kërkimit shkencor me dinamikat e tregut shqiptar, rajonal dhe europian të punës, duke synuar rritjen e punësueshmërisë dhe transferimin e njohurive në funksion të zhvillimit ekonomik e shoqëror;
- Integrimin e prirjeve globale në arsimin e lartë, ku spikat digjitalizimi (përfshirë përdorimin e Inteligjencës Artificiale), tranzicioni drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërkombëtarizimi i thelluar i universiteteve.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë afirmon vizionin për t’u konsoliduar, deri në vitin 2032, si një universitet cilësor në Shqipëri dhe rajon, i njohur e vlerësuar për standardet akademike dhe për rolin e tij si aktor i rëndësishëm i zhvillimit në tregun universitar shqiptar dhe më gjërë. Strategjia e zhvillimit përfaqëson jo vetëm një udhërrëfyes institucional, por edhe një angazhim të qartë për të përmbushur misionin e universitetit si qendër e dijes, kërkimit shkencor, formimit profesional dhe qytetar.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
