Home > Studimet > Kurse profesionale > Trajnimet profesionale

Trajnimet Profesionale

Misioni i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, është ndërtimi i një komuniteti, mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës. Misioni i sipërpërmendur është konceptuar në harmoni të plotë me misionin e përgjithshëm të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, të shprehur në nenin 2, pika c të ligjit Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të përshtatur me standardet europiane, Kartën e Bolonjës, si dhe me veçantitë dhe risitë që synon të sjellë ky institucion në vendin tonë dhe më gjerë.      

Për të përmbushur misionin dhe rolin që ka si institucion i arsimit të lartë, në dobi të shoqërisë, ku zhvillon aktivitetin e tij, UMSH, do të kryejë aktivitete të shumëllojshme në fushën e mësimdhënies, rritjes së cilësisë dhe standarteve të programeve të studimit të ofruara, përfshirë edhe programeve e trajnimeve profesionale si dhe aktiviteteve të formimit të vazhduar në profesione të rregulluara me ligj në Republikën e Shqipërisë. Këto do tu adresohen: studentëve, stafit akademik, të punësuarve ne sektorin publik e privat në vend, rajon etj.

Në mbështetje të “Strategjisë Institucionale të Zhvillimit 2025–2032”, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përveç programeve tradicionale të cikleve të studimit do të zhvillojë edhe programe të shkurtra profesionale dhe certifikime të orientuara nga tregu, të cilat adresojnë nevoja emergjente të ekonomisë digjitale dhe të gjelbër.

Fushat prioritare përfshijnë:

♣ Vlerësimi dhe zhvillimi i pasurive të paluajtshme
♣ Turizëm i qëndrueshëm dhe menaxhim destinacionesh
♣ Teknologjia dhe inovacioni
♣ Siguria kibernetike dhe menaxhimi i rrezikut digjital
♣ Mjeksia dhe shëndeti publik
♣ Siguria në ambjentet e punës
♣ Psikologjia dhe çështjet sociale
♣ Kualifikime në fushën e së drejtës
♣ Edukimi dhe zhvillimi
♣ Projektet europiane dhe ndërkombëtare
♣ Kualifikime në fushën e ekonomisë
♣ Etj.

Këto programe, rrisin punësueshmërinë dhe sigurojnë fleksibilitet në të nxënë gjatë gjithë jetës (lifelong learning). Integrimi i programeve dhe ndërlidhja ndërdisiplinore. Një nga shtyllat themelore të modelit akademik të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është ndërtimi i një arkitekture kurrikulare të integruar dhe koherente. Kjo qasje synon të kapërcejë fragmentarizimin e dijes dhe të ofrojë një rrugëtim akademik të qartë dhe të vazhdueshëm për studentët, duke i hapur rrugën drejt arritjeve të ndryshme profesionale.

Për të realizuar këtë, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë zbaton një strategji të dyfishtë integrimi, e cila operon si në plan vertikal ashtu edhe në atë horizontal, në harmoni të plotë me parimet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (EQF).

Dokumenta bashkëngjitur

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim