
Studentët
Home > Studentët > Këshillimi i karrierës
Këshillimi i Karrierës
Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe Karrierës në UMSH ka mision të sajën që të drejtojë dhe mbështesë studentët gjatë proçesit të formimit universitar të tyre, si dhe t’i orientojë dhe këshillojë ata me kërkesat e tregut të punës dhe mundësitë e zgjedhjeve.
Qëllimet që synon të realizojë Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe Karrierës janë:
- Të organizojë dhe drejtojë këshillimin e studentëve në lidhje me proçesin akademik;
- Të ofrojë këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve;
- Të mbështesë Këshillin Studentor, i cili është një organizëm i pavarur në UMSH që përfaqëson dhe mbron interesat e studenteve;
- Të mbështesë njësitë bazë përgjatë proçesit të Praktikave mësimore dhe profesionale.
Parimet bazë të Zyrës së Këshillimit të Studentëve dhe Karrierës janë:
- Mbështetjen e studentëve në proçesin e rritjes dhe vetënjohjes si dhe krijimin e mundësive që të shfrytëzojnë njohuritë e veta në dobi të zhvillimit të tyre të ardhshëm;
- Nxitjen e studentëve në zgjerimin e horizontit të tyre për të qenë qytetarë aktivë;
- Mbështjetja e studentëve për të rritur aftësitë e tyre për vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve;
- Ndihma e duhur që studentët të kuptojnë tregun e punës, mundësitë, rreziqet dhe sfidat.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim