Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Prof. Assoc. Dr. Ira Gjika

Prof. Assoc. Dr. IRA GJIKA
Lektore dhe Shefe Departamenti i Menaxhim dhe Marketing
Edukimi: Znj. Gjika ka kryer studimet universitare (1984) dhe ka mbrojtur doktoraturën në fushën e menaxhimit (1994) në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ka ndjekur trajnime afatshkurtra dhe afatgjata në fushën e organizimit, menaxhimit të kompanive dhe sipermarrjes, në fushën e financës dhe vlerësimit të pasurive të paluajtshme, me qëllim avancimin profesional dhe akademik. Mban titullin Profesor i Asociuar nga viti 2021 (Universiteti i Tiranës).
Eksperienca: Ira Gjika ka eksperiencë të gjerë në mësimdhënie si lektore në fushën e menaxhimit strategjik, të operacioneve, të projekteve, menaxhimit te burimeve njerezore, dhe përvojë në drejtim e menaxhim në institucione publike dhe shoqëri tregtare. Aktualisht jep mësim në lëndët e menaxhimit, në programet bachelor dhe master pranë UMSHdhe drejton proceset akademike dhe kërkimore të Departamentit.
Fusha e ekspertizës: Fushat e interesit kërkimor përfshijnë menaxhimin operacional dhe strategjik, standardet e cilësisë, inovacionin dhe digjitalizimin, për të cilat ka botuar artikuj dhe ka prezantuar punime shkencore në konferenca.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
