
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2020
Konferencë Shkencore: Kriza e Coronovirusit: Sfidat dhe efektet ekonomiko-sociale të saj në (nivel global) dhe në Shqipëri. Çfarë do të ndodhë?
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Konferencë Shkencore
Kriza e Coronovirusit: Sfidat dhe efektet ekonomiko-sociale të saj në (nivel global) dhe në Shqipëri. Cfarë do të ndodhë?
26 qershor 2020
Tiranë, Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Call for Papers
Qëllimi i Konferencës është realizimi i një analize të plotë shkencore mbi tiparet krizës së coronavirusit, efekteve të saj në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare si dhe në nivel rajonal, evropian dhe global. Konferenca synon gjithashtu të hedhë dritë mbi masat, politikat dhe strategjitë e ndjekura për përballimin e saj në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë. Nëpërmjet punimeve dhe konkluzioneve të kësaj Konference do të synohet të jepen sugjerimeve dhe mendime për politikat e rimëkëmbjes ekonomike në periudhën post-krizë.
Kjo Konferencë do të shërbejë si një platformë për të gjithë pjesëmarrësit për të shkëmbyer idetë dhe për të prezantuar rezultatet e punës së tyre kërkimore shkencore me një komunitet të specializuar të përbërë nga profesorë dhe kërkues shkencorë si dhe përfaqësues të institucioneve kryesore politikbërëse në vend.
Tematikat
- Ndikimi i pandemisë ne ekonominë dhe financat shqiptare.
- Ndikimi i pandemisë në ekonominë dhe financat globale.
- Biznesi dhe paketat mbështetëse të qeverisë shqiptare.
- Paketat mbeshtëtese për përballimin e krizës në vendet e rajonit.
- COVID 19 – një nxitës për transformimin dixhital.
- Sjellja dhe komunikimi në kushtet e izolimit nga COVID -19.
- Motivimi emocional dhe marëdhëniet njerëzore në kushtet e pandemisë.
- Paketat mbeshtëtese për përballimin e krizës në vendet e Bashkimit Evropian.
- Paketat mbeshtëtese për përballimin e krizës në SHBA.
- Bashkimi Evropian ne periudhën e pandemisë. Roli i tij në përballimin me krizën e pandemisë. Sfidat për të ardhmen.
- Sfidat e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në periudhën post pandemi.
- Dinamikat e marrëdhënieve ndërkombëtare në periudhën e pandemisë. Si parashikohet e ardhmja.
- Ideologjitë politike në periudhën e pandemisë.
- Roli i psikologjisë në periudha krizash.
Abstrakti dhe punimi i plotë
Abstrakti duhet të përmbajë: Titullin e punimit me shkronja kapitale. Emrin e autorit me bold. Institucionin e autorit (jo me bold). E-mailin e autorit (jo me bold). Abstrakti duhet të jetë në gjuhën angleze dhe të përmbajë 250-300 fjalë si dhe fjalët kyce.
Punimi i plotë në gjuhën shqipe duhet të përmbajë deri në 5000 fjalë. Si abstrakti ashtu edhe punimi duhet të jenë të shkruara në Times New Roman, size 12, singled spaced.
Punimi i plotë duhet dorëzuar deri në datën 9 qershor 2020 në adresën [email protected] Punimet e dërguara pas kësaj date nuk do të pranohen.
Punimet do të botohen në një numër të vecantë të Revistës Shkencore “EUROMEDITERRANEAN”
Data të rëndësishme
Dërgimi i punimit të plotë 9 qershor 2020
Konferenca 26 qershor 2020
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim