
Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Dr. Majlinda Shehu
Edukimi: Diplomë e integruar e nivelit të dytë në “Ekonomist Agrobiznesi”(2004) , Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Tiranë.
Studime pas universitare në “Ndërmarrje, Filiera dhe tregjet agro-ushqimore” (2005) IAM/ CIHEAM, Montpellier, Francë. Master of Science du C.I.H.E.A.M. (2006), IAM/CIHEAM, Montpellier, Francë. “Doktor i Shkencave në Manaxhim” (2018), Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë.
Eksperienca: në mësimdhënie si lektore në lëndët e menaxhimit, menaxhimit strategjik, menaxhimit të burimeve njerëzore, inovacionit, komunikimit në biznes, marketingut, sipermarrjes dhe biznesit të vogël që nga viti 2006, në disa universitete të vendit. Aktualisht lektore pranë Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Departamenti i Ekonomisë.
Drejtimet e kërkimit: zhvillimi i qëndrueshëm, menaxhimi, aleancat strategjike dhe rrjetet, klasteri.
Publikimet: pjesëmarrëse në seminare e konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit; autore e disa artikujve shkencorë në revista të fushës ekonomike brenda dhe jashtë vendit.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim