Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr (c.) Eni Nasi

Dr (c.) ENI NASI

Lektore dhe Pjesë e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve

Edukimi: Znj. Nasi ka përfunduar studimet Bachelor (2011) në Financë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Bachelor e Master në Drejtësi me orientim biznesi (2014) në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”. Ndjek studimet doktorale (Drp.) në fushën e neuromarketingut dhe sjelljes konsumatore pranë Universitetit Bujqësor Tiranë, prej vitit 2022.

Eksperienca: Eni Nasi është prej tetë vitesh pjesë e stafit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Ajo është pedagoge e disa lëndëve në fushën e marketingut dhe njëkohësisht pjesë e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve, me ekspertizë në marketing strategjik dhe komunikim. Ka eksperiencë shumë vjecare në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale në marketing digjital dhe analizë tregu.

Fusha e ekspertizës: Interesat kërkimore fokusohen në transformimin digjital, marketingun e turizmit dhe sjelljen e konsumatorit në pikën e shitjes fizike dhe online. Ka aktivitet botues në revista dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe presence active në media.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim