Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Msc. Aurora Sulçe

Edukimi: Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës me titullin Psikologe Klinike (1999-2003). Master Shkencor “Politikë dhe Qeverisje në Europe” pranë Institutit të Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës (2011-2013). Trajnime të ndryshme për ekonomi, marketing dhe media në institucionet vendase, si Banka e Shqipërisë, Dhomat e Tregtisë, Instituti i Medias për Gazetari Ekonomike etj, si dhe në institucione të huaja, si Media Development Center në Sofie (Bullgari), selia qendrore e CNN International në Atlanta për media dhe marketing etj.
Eksperienca: Eksperiencë mediatike prej 20 vjetësh dhe eksperiencë akademike prej 7 vjetësh. Aktualisht mban postin e Producentes Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN, si dhe pedagoge e Marketingut pranë Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”. Gjithashtu, është eksperte e jashtme e shumë projekteve të institucioneve vendase dhe të huaja në fushën e ekonomisë, biznesit, marketingut dhe medias. Eshtë njohëse e gjuhës shqipe, angleze dhe italiane.
Drejtimet e kërkimit: Ekonomi/ Biznes, Marketing, Media.

Vizitoni Website

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim