Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Dr (c.) Ina Shehu

Dr (c.) INA ZELA
Lektore (Ekonomiks, Statistikë), anëtare e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit të Kurrikulave, konsulente pranë Zyrës së Statistikave
Edukimi: Znj. Zela ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Ekonomiks e njohur si diplomë e integruar e nivelit të dytë - “Master Shkencor” (2010), më tej “Master Profesional” në “Studime Ekonomike Europiane” (2013). Aktualisht, ndjek studimet doktorale, pranë UT, në fushën e makroekonomisë, me fokus kërkimor në vlerësimin e Ekonomisë së Pavrojtuar.
Eksperienca: Ina Zela ka përvojë në mësimdhënie në lëndët bazë e të avancuara të ekonomiksit dhe të statistikës. Si rezultat i përvojës në Institutin e Statistikave, ajo ka ekspertizë të konsoliduar në analizën e të dhënave dhe ndërtimin e modeleve statistikore. Eksperienca në Institutin Gjerman të Statistikave ka thelluar njohuritë mbi praktikat bashkëkohore të vendeve të BE-së për vlerësimin e treguesve statistiko-makroekonomikë. Paralelisht me angazhimin akademik, ajo ofron këshillim profesional mbi përpunimin e të dhënave për mbështetjen e proceseve të akreditimit në UMSH, si dhe në vlerësimin e cilësisë dhe zhvillimin e kurrikulave në nivel institucional.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
