Home > Të reja > Njoftime

Adrian Civici zgjidhet rektori i ri i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Bordi i Administrimit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në zbatim të statutit të këtij institucioni emëroi në detyrën e  Rektorit të Universitetit Mesdhetar  Prof. Dr, Adrian Civici.

Prof.Dr. Adrian Civici është Profesor në shkencat ekonomike, autor i disa studimeve, pedagog dhe drejtues i bordeve dhe këshilltar për politikat ekonomike. Ai ka bërë disa libra në fushën e ekonomisë dhe funksionimin e tregjeve

Adrian Civici është doktor në shkencat ekonomike akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe doktor në ekonomi agrare akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tirane, 1993). Në vitin 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar në pozicione të rëndësishme si Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare (1992-1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1996-2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998-2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001-2002); Drejtor i Drejtorisë së Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002-2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor të Kosovës pranë Qeverisë së Kosovës (2006-2007);

Adrian Civici ka qenë dhe është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar I Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore me qendër në Bruksel); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare me qendër në Lyon, Francë); anëtar I Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Koordinator i Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Qëndrueshëm me qendër në Paris; Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM – IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti VALENCIA, Spanjë, IAM Bari, Itali. Fushat e tij të ekspertizës prekin kryesisht politikat agrare dhe tregtare për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat, etj. Është autor i disa librave brenda dhe jashtë vendit, i mbi 250 artikujve shkencorë e divulgativë në shtypin universitar e revista të ndryshme, i studimeve dhe publikimeve të tjera brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës në shumë seminare dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, financës, zhvillimit ekonomik e social, etj.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim