
Studentët
Home > Studentët > Jeta studentore
Aktivitete Studentore
Krahas zhvillimit të procesit mësimor online në të dy ciklet e studimit, Bachelor dhe Master, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, vijojnë edhe aktivitetet studentore, të cilat ndiqen nga Zyra e Këshillimit të Karrierës. Studentët e këtij institucioni, me idetë dhe projektet e tyre kontribuojnë në sensibilizimin e shoqërisë për të kapërcyer vështirësi dhe shqetësime të ndryshme.
Studentët e UMSH realizojnë punime të shumta, në format: artikulli, videoje, pankarta sensibilizimi dhe letra të hapura. Këto materiale shpërndahen drejt një publiku më të gjerë nëpërmjet faqeve online (Favebook/Instagram) të Unversitetit Mesdhetar dhe Këshillit studentor. Të gjitha këto aktivitete ekstrakurrikulare të konceptura dhe të krijuara nga vetë studentët e UMSH-së monitorohen dhe mbështeten nga njësitë e institucionit tonë.
Artikulli i shkruar nga klubi studentor "Financieri Neser" (Pedagoget: Armelina Lila &Ardita Hykaj)
Si dhe klubi studentor “Studime Ndërkombëtare & Diplomatike”(Pedagoget Xhuljeta Krasta &Era Bucpapaj)
Më poshtë disa reflektime.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim