Home > Të reja > Njoftime

Diplomë Profesionale TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE APLIKIME INFORMATIKE, me profile: • Specialist Rrjetash Kompjuterike • Teknik për Pajisje Elektronike • Teknik për Software dhe Dixhitalizim

Diplomë Profesionale në:

TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE APLIKIME INFORMATIKE, me profile:

  • Specialist Rrjetesh Kompjuterike
  • Teknik për Pajisje Elektronike
  • Teknik për Software dhe Dixhitalizim


KOHËZGJATJA/ SISTEMI I STUDIMIT:2 VITE AKADEMIKE-ME KOHË TË PLOTË

Më poshtë do të gjeni një përshkrim të detajuar të secilit profil, duke krijuar mundësinë për orientim për të gjithë ata që janë të interesuar për t’i ndjekur këtë program


A.Profili:  Specialist Rrjetesh Kompjuterike

Dëshironi të ndihmoheni në formimin e të ardhmes? Dëshironi të gjeni zgjidhje inovative për problemet e rrjetit të kompanisë suaj? Lexoni përshkrimin e rolit “Specialist Rrjetash Kompjuterike” për të krijuar një ide se si funksionon kjo fushë studimi dhe nëse i përshtatet apo jo synimeve tuaja.

 PËRSHKRIM I ROLIT SPECIALIST RRJETESH KOMPJUTERIKE

Specialistët e Rrjeteve Kompjuterike sigurojnë komunikinin në sistemet kompjuterike. Ky program 2-vjeҫar shërben për të gjithë ata studentë dhe specialist IT të cilët kërkojnë të specializohen në rrjetet kompjuterike. Ai ndihmon në zhvillimin e njohurive dhe ekspertizës teknike për dizenjim, zbatim dhe mirëmbajtje të rrjeteve kompjuterike në ҫdo lloj kompanie. Ai ndihmon gjithashtu në funksionimin e paisjeve Hardware, Software, Sistemit të Shfrytezimit të rrjetit kompjuterik të një organizate/ administrate/kompanie.

PROGRAMI PROFESIONAL 2-VJEҪAR

Programi i studimit 2-vjeҫar me karakter profesional, synon të aftësojë studentët në mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik.
Në thelb të këtij programi është aplikimi në praktikë për rrjetet kompjuterike, duke u integruar me bizneset, shëndetësinë, turizmin, etj.
Lëndët që zhvillohen në këtë program studimi profesional, përfshijnë:

● Rrjete Kompjuterike;
● Siguria e sistemeve të informacionit;
● Organizimi i sistemeve kompjuterike;
● Teknologji dhe topologji rrjetash;
● Protokollet e komunikimit;
● Sisteme Shfrytëzimi.

Të gjitha këto lëndë kanë bazën në laboratoret kompjuterike dhe në praktikën profesionale, të aplikuar në disa bashkëpunime me biznesin dhe administratën.

TREGU I PUNËS

Në epokën digjitale dhe transformuese në të cilën po jetojmë, profesionet që kanë të bëjnë me teknologjinë dhe informacionin janë një trend në rritje. Evente të tilla si krijimi i rrjeteve globale, përdorimi i paisjeve teknologjike dhe të mësuarit në distancë bëjnë që ҫdo qytet të jetë ‘smart’ dhe të përdorë teknologjinë. Këto zhvillime bëjnë që të rritet së tepërmi kërkesa për specialist rrjetesh kompjuterike që të ketë siguri në rrjet dhe funksionalitet të plotë.

B.Profili: Teknik për Pajisje Elektronike

Qëllimi kryesor i programit 2 vjeçar profesional në drejtimin “Teknik për pajisje elektronike”, është zhvillimi dhe përgatitja e studenteve për t’u punësuar si teknik për pajisje elektronike në veprimtaritë profesionale që lidhen me drejtimin elektronik. Ky program ofron mundësi për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike bashkëkohore, të cilat ndikojnë në kualifikimin profesional përkatës, gjithashtu krijon mundësinë për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt formimit profesional në nivele më të larta duke rritur kompetencat profesionale, njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat.

Programit profesional i vendoset theksi në zhvillimin e lëndëve specifike dhe praktike për profilin si:

● Bazat e elektroteknikës
● Elektronikë dixhitale
● Elektronika e pjesëve të fabrikimit
● Praktikë profesionale

Kompetencat profesionale të studenteve në përfundim të studimit profesional në profilin “Teknik për pajisje elektronike”
Në përfundim të ciklit profesional në profilin “Teknik per pajisje elektronike” studenti do të jetë i aftë të ushtrojë kompetenca profesionale, si më poshtë:

· Tё hartojë një plan-biznesi që lidhet me veprimtaritё profesionale të drejtimit elektronik.
· Tё kryejё llogaritje ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale të drejtimit elektronik.
· Të zbatojë standartet teknike të profesionit të Teknikut për pajisje elektronike.
· Të kryejë procedurat për administrimin dhe menaxhimin e një biznesi elektronik.
· Të vizatojë dhe ndërtojë skema elektronike duke përdorur programet AutoCad, Multisim etj.
· Të ndërtojë një rrjet LAN dhe një mikrotik.
· Të ndërtojë skema me elemente shumështresorë dhe skema me qarqe dixhitale.
· Të instalojë një televizion kabllor.
· Të përdorë teknologjinë e informimit dhe komunikimit për qëllime të profesionit të   teknikut elektronik.

Mundësitë e punësimit

Përfundimi me sukses i studimit profesional nё profilin “Teknik për pajisje elektronike”, i pajis studentet me Diplomën Profesionale. Ky kualifikim ju jep mundёsinë që t’i drejtohen tregut të punës për punësim si teknik elektronik në biznesin e komunikimeve elektronike, në pika servisi të riparimeve të pajisjeve elektronike si dhe në veprimtari të tjera që veprojnë në drejtimin e elektronikës. 
Gjithashtu, mund të vetëpunësohen në kuadrin e një biznesi individual në fushën e elektronikës.

C.Profili :Teknik për Software dhe Dixhitalizim

Qëllimi i programit Diplomë Profesionale në Teknologji Informacioni dhe Aplikime

Informatike, me profil Teknik për Software dhe Dixhitalizim, është të përgatisë specialistë me një bagazh  të konsiderueshëm teknik dhe teorik që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë me kërkesat e tregut të punës si në strukturat shtetërore ashtu edhe nëkompani të ndryshme private. Ai është strukturuar në mënyrë që t’u ofrojë studentëve përvetësimin e dijeve dhe kulturës së nevojshme në fushën e teknologjisë së informacionit. Pas këtij programi, studentët pajisjen me instrumentet themelore të domosdoshëm për të përballuar kërkesat e tregut të punës për një sërë profesionesh që lidhen me shumë elementë të funksionimit të bizneseve private, nevojave të veçanta të administratës publike dhe pushtetit vendor.

Programit profesional i vendoset theksi në zhvillimin e lëndëve specifike dhe praktike për profilin si:

● Sisteme multimediale
● Web Design
● Programim
● Multimedia digjitale
● Praktika Profesionale etj

Të gjitha këto lëndë kanë bazën në laboratoret kompjuterike dhe në praktikën profesionale, të aplikuar në disa bashkëpunime me biznesin dhe administratën.

TREGU I PUNËS

Në epokën digjitale dhe sfidat që kalojmë në këtë kohë digjitalizmini,transformimi digjital,teknologjia janë kryefjalë e momentit.Gjithë ky boom kërkon edhe profesionistë të fushës. Teknikët software janë e tashmja edhe e ardhmja e tregut të punës.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim