Home > Studentët > Klubet studentore

Zhvillohet takimi i Klubit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Diplomatike

Janar u zhvillua takimi i rradhës i Klubit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Diplomatike me një pjesëmarrje nga studentët e Univeristetit Mesdhetar të Shqipërisë, Bachelor dhe Master, kryesisht të degës ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” dhe jo vetëm.
Studentët pjesëmarrës në këtë Klub u organizuan në një tryezë debati ku tematika e diskutimit  lidhet me me të ardhmen e Shqipërisë dhe zhvillimin e rajonit. Tema e votuar në këtë takim e cila u votua nga vetë studentët ishte: - A mund të luajë Shqipëria një rol udhëheqës në rajon? Po, Jo, Përse?
Në respekt të rregullave të formatit, studentët u organizuan në dy skuadra, të cilat u përballën duke dhënë argumenta PRO dhe KUNDËR në zhvillim të tematikës së debatit. Debati u zhvillua sipas formatit “Karl Popper”. Avantazhet e këtij formati janë të shumtë. Ai inkurajon pjesëmarrësit ta shohin një çështje nga shumë drejtime, të hedhin supozime, të kërkojnë fakte dhe evidenca dhe të zhvillojnë argumente logjikë të tillë që të mund të bindin të tjerët për atë çfarë ata po parashtrojnë, nxit dhe përmirëson zhvillimin e të menduarit kritik, tolerancën dhe vlerësimin e pikëpamjeve të ndryshme, komunikimin në publik dhe punën në grup.

 

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim