Home > Kërkimi shkencor > Aktivitete të tjera

Partneriteti Publik-Privat, themeluesi i UMSH-së Anastas Angjeli leksion të hapur për studentët

 

Debati mbi financimin sipas mënyrës së Partneritetit Publik- Privat ishte sot në fokus  në leksionin e hapur të zhvilluar për studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.  Ky leksion u mbajt nga themeluesi i UMSH-së, Akademik, Prof-Dr Anastas Angjeli. Ai shpjegoi për studentët se marrëdhënia midis qeverisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile konsiderohet faktor i rëndësishëm për arritjen e zhvillimit të qëndrueshë. Lidhjet midis qeverisjes dhe partneritetit vendosen përmes konsultimit, koordinimit, pjesëmarrjes dhe dialogut. Profesor Angjeli duke nënvizuar se këndvështrimet për PPP, janë të ndryshme u dha përgjigje 10 prej pyetjeve më të rëndësishme që lidhen me këtë përtneritet. Gjithashtu ai shpjegoi se debati është i pashmangshëm jo vetëm në vendin tonë por edhe në vende shumë më të zhvilluara. Gjatë leksionit, Profesor Angjeli bëri  një sqarim të përmbledhur, duke përfshirë  një reflektim teorik, ligjor dhe praktik, por veçanërisht ndaj nevojës për një qasje të re përmirësuese në kuadrin ligjor që rregullon këtë lloj veprimtarie.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim