Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2020
UMSH në ndihmë të pedagogëve dhe studentëve të prekur nga tërmeti
|
|||
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për pedagogët dhe studentët të cilët janë prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor. Grupi i punës i ngritur menjëherë pas ngjarjes ka grumbulluar gjatë gjithë këtyre ditëve informacione mbi stafin akademik të cilit i janë dëmtuar shtëpitë si dhe të gjithë studentët dhe familjarët e tyre. Janë më shumë se 5 pedagogë të cilëve u janë dëmtuar seriozisht banesat dhe dhjetra studentë të cilët gjithashtu janë prekur nga tërmeti shkatërrues. Në solidaritet të plotë me ta, deri në fund të kësaj jave do të përfundojë grumbullimi i informacionit duke vendosur në vijim për ndihmën konkrete që do të ofrohet për seciilin prej tyre. Drejtuesit e UMSH-së në mbledhjen e sotme bënë me dije se fakultetet e UMSH-së, veçanërisht ai i Shkencave Psikosociale, vënë në dispozicion stafet e tyre për tu ardhur në ndihmë jo vetëm studentëve tanë, por edhe familjeve të tjera të prekur nga tërmeti. Gjatë këtyre ditëve janë kontaktuar pjesa më e madhe e studentëve tanë, ngase nuk është marrë informacioni i plotë për mbi 3000 studentë që janë sot pjesë e UMSH-së dhe 150 pedagogët e tij. Për këtë arsye UMSH, u bën thirrje të gjithë studentëve që kanë pësuar dëme nga tërmeti, të kontaktojnë në nr e telefonit:
0696228401/0698875788 si dhe adresën e email : [email protected] . Ne vijim në vartësi të këtyre dëmeve, Bordi I UMSH-së do të vendosë konkretisht për trajtimin e këtyre studentëve deri në shkarkimin e plotë të detyrimeve financiare ndaj Universitetit.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim