Home > Studentët > Jeta studentore

Sensibilizim i studentëve të UMSH mbi vullnetarizmin

“Rinia Shqiptare dhe Vullnetarizmi”. Kjo ishte tematika e ëorkshopit të zhvilluar në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë nga grupi UnionS dhe Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë. Ky aktivitet I zhvilluar edhe në Universitete të tjera kishte në focus sensibilizimin e të rinjve mbi rëndësinë e vullnetarizmit, nxitjen e tyre për t’u përfshirë në punë vullnetare, si dhe paraqitjen e rasteve të suksesshme të personave që ia kanë dalë të bëhen dikushi nëpërmjet punës vullnetare, duke pasur kështu ndikim të drejtpërdrejtë e të rinjtë. Gjatë takimit me studentët e UMSH theksi u vu se të rinjtë duhet të besojnë në fuqinë e tyre dhe ta përdorin atë si një përfitim i ndërsjelltë në dobi të komunitetit dhe avancimit të tyre personal.

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim