Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018

Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2018", studentja e Universitetit Mesdhetar fiton konkursin

 

 


Studentja e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Migena Musli , merr çmimin e parë në konkursin e hapur për : "Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2018". Ky konkurs organizohet çdo vit nga Banka e Shqipërisë dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore në çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar,. Në aktivitetin e zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, studentja e UMSH-së fitoi çmimin e parë me temën “Investimet e huaja në Shqipëri. Rasti i burimeve natyrore si një mundësi investimi”. Ky çmim iu dorëzua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko. Tema vlerëson, se burimet e shumta natyrore dhe kuadri ligjor e financiar për investimet e huaja janë të favorshëm për të thithur më shumë investime të huaja. Përtej trajtimit teorik e krahasues, autori ka bërë një përshkrim të dokumentuar të burimeve natyrore dhe avantazheve të tyre për investitorët e huaj në rastin e Shqipërisë. Tema sjell një këndvështrim optimist dhe përçon një sinjal shprese, duke të kujtuar se Shqipëria është një vend i pasur dhe me potencial, që ka nevojë dhe pret të shfrytëzohet me përgjegjshmëri. Krenarë për studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim