
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018
UMSH kualifikohet në gjysmëfinalen e konkursit për të drejtat e njeriut
Studentët e UMSH, përfaqësuan denjësisht Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombetare duke u kualifikuar në gjysm finalen e konkursti të organizuar nga Qendra Europiane dhe Civil Right Defenders. Për të pestin vit radhazi konkursi “Moot Court Competition - Albania 2018” organizohet me studentët e fakulteteve të drejtësisë në rang vendi. Qëllimi i kësaj inciative është të ndihmojë studentët të vendosin në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut. Universiteti Mesdhetar i Shqiperise, Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombetare mori pjese për herë të tretë në këtë konkurs. Nën udhëheqjen e pedagogut të UMSH, Dr/proc. Arben Prifti studentët e perzgjedhur, arritën të grumbullojnë 77 pikë. Në këtë aktivitet te rëndësishëm, në nivel kombëtar në fushën e Konventës për të drejtat e njeriut studentet pjesëmarrëse: Eva Ballushi, Klodiana Gjonaj, Joana Xhafa, Sofjela Boga, Kostandina Idrizaj, dhe Sara Senja, kanë përgëzimet e UMSH për punën me pasion e këmbëngulje, për një muaj dhe për paraqitjen dinjitoze dhe shembullore të tyre para Gjykatës kompetente.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim