Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018

6 vjet Kinema Politike në UMSH

 

Rinis në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, për të 6-tin vit rradhazi Kinemja Politike. Dhjetë filma në 10 javë! Filma të përzgjedhur nga forumi i pedagogëve të Departamentit të Shkencave politike. Kjo veprimtari ekstrakurikulare, inciativë e kthyer në traditë në UMSH ndërmerret për herë të parë në një universitet shqiptar. Synimi i këtij cikli seminaresh është fokusi në lidhjen që ekziston ndërmjet politikës dhe kinematorafisë. Pedagogë e studentë do të analizojnë konceptin e kinemasë politike, ndikimin e politikës në kinema dhe anasjelltas si dhe efektivitetin e përdorimit të kinemasë si mjet për të arritur qëllime politike. Do të analizohet lidhja ndërmjet kinemasë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhja shtet-kinema, përpjekja për të forcuar identitete të ndryshme nëpërmjet kinemasë, rolin e propagandës në ndërtimin e sistemeve autokratike si dhe ndikimin e krizave dhe konkurrencës ndërkombëtare në kinema. Sipas një programi të detajuar, çdo javë në orën 13.00 do të shfaqet një film i caktuar të cilit do t’i paraprijë një referim nga një pedagog. Studentët e interesuar duhet të regjistrohen dhe në fund do të pajisen me një çertifikatë. Eja dhe ti!

 

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim