
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ishte pjesë e Tirana SME WEEK 2018
Një javë intensive takimesh mes biznesit - universiteteve- vendimarresve, finalizuar me një konferencë me temë " Transforming the economy".
Prof. Nevila Xhindi, drejtuese e Departamentit të Administratës Publike në UMSH prezantoi në konferencë punimin " Education 4.0 vs Industry 4.0", duke sjellë një perceptim të ri mbi rrugëtimin e arsimit e të dijeve në përshtatshmëri me risitë e inovacionit dhe industrisë. Ku jemi e ku duhet të shkojmë...rrugë e gjatë, punë shumë, por investim që ia vlen!
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është ndër pionerët e këtij investimi me kurrikula të reja dhe në përshtatshmëri me tregun e punës, falë edhe angazhimit në projektin Adriatic-Ionian Programme INTERREG V-B Transnational 2014-2020/
294- “ManuFactUring educaTion and training governance model for IndUstry 4.0 in theAdriatic-Ionian aREa” – FUTURE 4.0, financuar nga Bashkimi Europian.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim