Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018

Vota e emigrantëve, Studentët e UMSH në Interpelancë me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike dhe Fakultetit Juridik dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare nën drejtimin e lektorit Emilio Çika ishin iniciatorë për thirrjen në Interpelancë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko me tematikë ” E drejta e votës së shtetasve shqiptarë jashtë atdheut”. Fokusi i interpelancës së kërkuar nga studentët ishte e drejta e votës, garantimi i së drejtës së votës së shtetasve shqiptarë jashtë atdheut si një çështje me rëndësi për diasporën shqiptare por edhe për vetë shtetin shqiptar. Gjatë bashkëbisedimit u vlerësua se Shqipëria nuk është ende gati për garantimin e të drejtës së votës për diasporën shqiptare dhe se po punohet kryesisht me bazën ligjore për të drejtën e votës. Lidhur me këtë argument, studentët e UMSH, ngritën një sërë pyetjesh për Ministrin Majko, duke u fokusuar në masat që janë marrë nga ana e Komisionit të Reformës Zgjedhore apo institucione të tjera përgjegjëse, ku është bazuar hartimi i dokumentit të depozituar nga ana e Ministrit të Shtetit pë Diasporën lidhur me votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, të drejtën e votës dhe kombinimin e saj me të drejtën e përfaqësimit, konsultimet me komunitetet e Diasporës në vende të ndryshme, qëndrimin e opozitës dhe çfarë lëshimesh apo korrigjimesh është gati të bëjë Qeveria në mënyrë që të sigurojë edhe mbështetjen e opozitës, garancinë se ky proces do të jetë transparent dhe a do të jetë një vlerë e shtuar për zgjedhjet ne Shqipëri etj.

 

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim