
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018
UMSH, marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Studimeve Albanologjike
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje, u firmos mes rekotrëve respektivë Akademik Gudar Beqiraj dhe Akademik Marenglen Verli. Sipas kësaj marrëveshjeje, dy institucionet marrin përsipër të bashkëpunojnë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. Ato do të inkurajojnë kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet anëtarëve të personelit akademik të fakulteteve, departamenteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve. Të dy institucionet arsimore do të munden të shkëmbejnë personelin akademik për zhvillime leksionesh speciale nga autoritetet shkencore, në ciklet e ndryshme universitare nga niveli bachelor deri në studimet doktorale. Gjithashtu falë kësaj marrëveshjeje, UMSH dhe ASA do të munden të shkëmbejnë studentë, të promovojnë dhe prodhojnë publikime të përbashkëta në kërkimin shkencor;si dhe të organizojnë pjesmrrje në programe të veçanta akademike afatshkurtra.
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim