Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018

Nis Projekti i zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla të grave në zonat ndërkufitare

 

Sot Qendra "Mesdheu" e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombetare filluan zbatimin e njërit nga komponentët e projektit IPA CBC Maqedoni- Shqipëri " Projekti i zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla të grave në zonat ndërkufitare". Projekti drejtohet nga Center for Change Mangement në Shkup.
Qendra Mesdheu dhe stafi i saj profesionist gjatë zbatimit të projektit kanë përgjegjësinë e trainimit të 50 grave e vajzave që duan të fillojnë një biznes dhe 25 gra e vajza të tjeta që tashmë kanë një biznes e duan ta zhvillojnë më tej atë.
Profesorët e UMSH- ekspert të zhvillimit të start-up dhe re-startup, përzgjatë një viti do ti këshillojnë, ti mentorojnë gratë e vajzat në qytetin e Elbasanit deri në realizimin me sukses të biznes planeve me qëllim regjistrimin e biznesit dhe zhvillimin e planeve të investimit.
Fillon kështu një projekt i rëndësishëm në ndihmë të nismave sipërmarrëse të grave e vajzave në Elbasan për ti fuqizuar ato, ...dhe jo vetëm ekonomikisht, por realizimi i një marrëdhënie të qëndrueshme e Universitetit dhe Biznesit, që ushqehet e rritet si model zhvillimi për brezat e studentëve që studiojnë çdo ditë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

FAKULTETET

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim