
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018
UMSH Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Aldo Moro, të Barit.
Studentët e Universitetetit Mesdhetar, tashmë mund të kryejnë , një pjesë të studimeve të tyre në Itali. UMSH nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin Aldo Moro, të Barit.
Aplikimet për shkëmbimin e studentëve, nga sa përcakton marrëveshja do të zhvillohen nga dy universitetet mbi baza reciprociteti brenda të njëjtit vit akademik.
“Studentët e shkëmbyer do të pranohen për një periudhë që zgjat një ose dy semestra dhe për një periudhë maksimale prej një viti akademik”, përcakton marrëveshja.
Sipas saj, studentët e shkëmbyer mund të ndjekin lëndë për të marrë kredite dhe institucioni pritës duhet të lëshojë një vërtetim, në të cilin të shënohen notat e marra për studentët e shkëmbyer në përputhje me të njëjtat rregulla dhe rregullore që zbatohen për studentët e regjistruar normalisht.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim