Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018

Promovohet libri “Me Papandreun në Evropë” i Theodhoros Pangallos

 

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Botimet Toena, organizuan ceremoninë e promovimit të librit “Me Papandreun në Europë”, të një prej personaliteteve më të njohura në politikën greke,Theodhoros Pangallos .Ish-zëvendëskryeministër i qeverisë së Greqisë, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Transporteve dhe Komunikacionit, ish-ministër i Kulturës, ish-deputet i Atikës, Pangallos po zhvillon një vizitë disa ditore në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar nderoi me pjesëmarrjen e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Dhjetra politikanë, publicistë e diplomatë ishin të pranishëm gjatë kësaj ceremonie. Vetë autori, Thedhoros Pangallos u shpreh se periudha për të cilën flet libri është e një rëndësie përcaktuese për integrimin e Greqisë në familjen europiane dhe për ekzistencën e ngrehinës europianeNë panel referuan për librin, Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli,Irena Toçe,drejtoreshë e Shtëpisë Botuese Toena. Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm.. “ Libri “Me Papandreun në Europë” është në fakt rrëfimi i një miqësie të gjatë, shpesh dinamike mes autorit dhe protagonistit. Në të janë renditur ngjarje, personazhe, të thëna dhe të pathëna, hamendje dhe vërtetime, të cilat na shfaqin një tablo komplekse të një epoke dhe të një vendi si Greqia, që shkojnë përtej jetës individuale të një lideri vendimtar dhe frymëzues si Andrea Papandreu. Krahas përshkrimit të veprës dhe kontributit politik të Papandreut, ky libër është në thelb edhe një rrrëfim personal i autorit, duke e rritur ndjeshëm peshën intelektuale dhe njerëzore të kësaj biografie të dyfishtë”, u shpreh Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli në fjalën e tij. Referuesit e tjerë duke vlerësuar librin, theksuan se ai është një reflektim mbi të shkuarën e vetë autorit. Në tablonë e ngarkuar, të ngjeshur me zhvillime dhe ndryshime rrënjësore politike, ekonomike dhe sociale Theodhoros Pangalos ka lënë gjurmët e tij.
.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim