Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2018

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordon titulliin doktor "Honoris Causa” Theodhoros Pangallos

 

 

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordoi sot, titullin “Doktor Honoris Causa” z. Theodhoros Pangallos me motivacionin:“ Për kontribut të shquar në zhvillimet e proceseve demokratike dhe perspektivën europiane të Greqisë, mbështetjes për Shqipërinë në avancimin e proceseve demokratike dhe perspektivës së saj europiane dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë ”.Presidenti i nderit i Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, gjatë ceremonisë së organizuar për dhënien e këtij titulli , u shpreh se Theodhoros Pangalos është pa dyshim mishërimi i qytetarit dhe intelektualit të angazhuar që jep betejat e tij të përditshme për barazi dhe drejtësi sociale. Për një shoqëri më të drejtë, më të hapur, më multikulturore më progresiste dhe solidare. Njëkohësisht është dhe mishërimi i qenies politike, që nuk ndryshon bindjet dhe kozmoteorinë e tij në momentin që gjendet në pozicione drejtuese.” Shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar të Theodoros Pangallos dhe me bindje të plotë them se jo vetëm vendi ynë ka nevojë për miq dhe mbështetës të tillë në Europë, por edhe vetë Europa ka nevojë për intelektualë të tillë që punojnë dhe veprojë pa rreshtur për ta bërë rajonin tonë dhe njëkohësisht Europën një hapësirë të përbashëkët të kulturës, prosperitetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit”, u shpreh Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli. Ish Zv. Kryeministri i Greqisë z. Theodhoros Pangallos, pas akordimit të këtij titulli dha një mesazh për të gjithë të pranishmit në ceremoni. “Mos lejoni askënd t’ju mohojë të drejtën e fjalës, sado që të përpiqet t’ju thotë se këtë e bën në emër të një ideje apo një ideje tjetër. Dhe mos harroni se të drejtat e njeriut nuk janë bërë për shumicat, janë fuqi dhe duhet të veprojnë për pakicat”, u shpreh Pangallos.

FAKULTETET

Shkenca
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike

Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin  e tyre.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim