
Studentët
Home > Studentët > Jeta studentore
Mbrojtja e mjedisit, Këshilli studentor i bashkohet nismës “Ocean Initiatives”
Pesë vende në të njejtën ditë dhe orë përveç mesazheve sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit, kanë kryer në terren pastrimin e disa zonave të ndotura bregdetare. Nismës së Ocean Initiatives (program ndërkombëtar që bën bashkë vullnetarë në pastrimin plazheve, liqeneve dhe lumenjve) dhe AJCM, e cila bën bashkë të rinjtë e vendeve në hapsirën mesdhetare , iu bashkuan studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Ata ishin sot në Durrës për të pastruar nga mbeturinat plazhin e Golemit njësoj si të rinjtë në Francë,Marok,Tunizi,Qipro,Algjeri. Përgjegjësia Sociale dhe vullnetarizmi janë dy pika të forta të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, i cili përveç dijes synon të edukojë të rinjtë në mbrojtjen e mjedisit si dhe dhënien e kontributit për një Shqipëri më të mirë e me standarde europiane
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim