Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2017

Roli strategjik i Izraelit në Mesdheun Lindor

 

       

Forum Roli strategjik i Izraelit në Mesdheun Lindor Te Mesdhetari u zhvillua forumi studimor mbi rolin strategjik të Izraelit në Mesdheun Lindor. E ftuar ne kete forum znj. Avital Lebovich, si kyenote speaker drejtoreshë e degës për Jerusalemin të “American Jewish Committee”, nenkryetarja e kuvendit te Shqiperise znj. Valentina Leskaj, ambasadori i shtetit Izraelit ne vendin tone, Boaz Rodkin, etj. Ne fjalen prezantuese akademik Anastas Angjeli falenderoi te ftuaren per pjesmarrjen duke shtuar se vizita juaj sot, e nderuar zonjë, i shkon përshtat pikërisht frymes se bashkepunimit dhe harmonise pasi një kujtim i mirë mes dy kombesh mund të jetë veç shenjë e një begatie të ardhshme në marrëdhëniet mes tyre. Ndaj, jemi shpresëplotë se sot po marrim pjesë jo vetëm në një event të çmuar, por dhe se ky është veç njëri ndër hapat e përbashkët gjithmonë e në ngritje mes dy popujve tanë dhe Shteteve tona sovrane. Tirana dhe Jeruzalemi, besoj, kurrë s’kanë qenë më të afërta se sot, ndërkaq që intesiteti i marrëdhënieve institucionale, ekonomike, kulturore dhe shkencore, jemi shpresëplotë, mundet dhe duhet veç të rriten. Ndërhyrje/diskutime nga ana e pedagogëve dhe studentëve të UMSH-së, mbi çështje të natyrës gjeopolitike në lidhje me situatën aktuale në Lindjen e Mesme (natyrisht me fokus mbi Izraelin), si dhe mbi aspekte historiko-kulturore të marrëdhënieve shqiptaro-hebraike, nga ana e disa pedagogëve të UMSH-së. Duke mbajtur fjalen e saj ne kete forum znj. Lebovich, beri nje prezantim te situates ne shtetin e Izraelit dhe Lindjen e Mesme ne teresi duke u fokusuar ne problemet e sigurise dhe ndryshimin e raporteve ne mes te vendeve te rajonit si pasoje e konfliktit disavjecar ne Siri. Konflikte te tilla kane pasojat e tyre edhe pak me larg dhe kjo po shihet dhe ne ngjarjet e renda ne vendet perendimore. Marredheniet e Izraelit me BE jane prioritare dhe shumedimensionale dhe mund te intensifikohen dhe me shume ne aspektin e sigurise globale dhe te sfidave te perbashketa kunder terrorizmit. Ajo ceku marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve tona te cilat bazohen ne nje histori shume te lashte dhe qe sot te dy palet po perpiqen ta transformojne ne nje lidhje te suksshme ne shume fusha bashkepunimi. Ne mjediset e mesdhetarit u organizua dhe nje ekspozite ne perkujtim te Holokaustit dhe kontributit te familjeve shqiptare per strehimin dhe ruajtjen e familjeve hebreje.

 

 

 

 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim